Mjekët: Kujdes nga qëndrimi i gjatë nën diell
Edhe pse si çdo verë mbizotëron dëshira për të patur një lëkurë të nxirë bukur, mjekët thonë se ekspozimi nën diell në plazh paraqet dhe rrezikshmëri për shëndetin. Ata apelojnë që të bëhet kujdes me ekspozimin në diell dhe të shmagen orët e pikut dhe djegiet e lëkurës. Mjekët dermatologë pohojnë se ekspozimi në kohën e papërshtatshme në diell shkakton melanomën, sëmundjen kanceroze të lëkurës. Ajo shfaqet fillimisht me disa shenja me ngjyrë të zezë ose blu në të zezë në lëkurën e trupit.
Sipas shefes së Shërbimit të Dermatologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Ermira Vasili, melanomat janë të lidhura me ekspozimin e rrezeve ultraviolet në diell për një kohë të gjatë ose edhe me ekspozimin me kohë të më të shkurtra, por shumë intensive, ndërkohë që popullata shqiptare nuk është e informuar për të për t’u mbrojtur, por edhe për faktorët e rriskut, thotë shefja e Shërbimit .
Dermatologët këshillojnë që njerëzit me sëmundje të lëkurës duhet t’i ekspozohen rrezeve të diellit, vetëm sipas udhëzimeve të mjekut përkatës.
Ndërkohë, sipas tyre, marrja e rrezeve të diellit duhet bërë gradualisht, duke nisur ditën e parë vetëm me pak minuta, duke vijuar me rritjen e kohëqëndrimit në ditët në vijim.

Doni të lini duhanin? Ja zgjidhja...
E mendoni prej kohësh të hiqni dorë nga duhani, por nuk mundeni? Atëherë ju këshillojmë të hani sa më shumë fruta dhe perime. Sugjerimi vjen nga një grup studiuesish të Universiteti të Bufalos, SHBA, të cilët janë kryer një studim tek një grup mbi 1.000 duhanpirësish.
Pas analizimit të të dhënave ka rezultuar se: “Personat që konsumojnë më shumë fruta dhe perime në krahasim me të tjetër, ka një probabilitet tre herë më të lartë për të lënë duhanin brenda 1 muaji”.
Gary Giovino, drejtues i studimit, ka nënvizuar se “disintoksikacioni vegjetal” funksion pavarësisht gjinisë apo moshës. Sipas tij edhe më herët ka pasur studime, të cilat kanë arritur në përfundimin se“ personat që nuk pinë duhan prej të paktën 6 muajsh, konsumon më shumë fruta dhe perime sesa duhanpirësit”.
Arsye janë të ndryshme: nga njëra anë drithërat, spinaqi dhe sallata, ndikojnë në “shuarjen” e dëshirës për duhan, ndërkohë që për disa frutat dhe perimet i japin “shije të keqe” duhanit.

E vërtete e pakëndshme për pijet e gazuara
Besojmë se si deri tani keni dëgjuar që pijet e gazuara nuk janë shumë të mira për shëndetin. Fatkeqësisht, gjërat janë shumë më keq se që do të kishit menduar. Kryetari i bashkësisë së New Yorkut, Michael Bloomberg, së fundi është gjendur në shënjestër të kritikave të ashpra, pasi që ka propozuar ndalimin e shitjes së pijeve të gazuara më të mëdha se 0,5 litra në vendet publike në qytet. Disa kritikë madje kanë shkuar aq larg sa që propozimin e kanë quajtur sulm fashist në liritë amerikane. Pavarësisht asaj që mendoni për këtë debat, fakt është që pijet e gazuara kritikohen rregullisht si shprehi jashtëzakonisht e keqe ushqyese. Fatkeqësisht, gjërat janë edhe më keq sesa që keni menduar. Ja pse.
Pijet e gazuara dhe trashja
Rreth dy të tretat e amerikanëve të rritur dhe gjysma e evropianëve të rritur (këtu fatkeqësisht nuk jemi përjashtim as ne) janë mbipeshë ose të trashë. Hulumtimi i kryer në Shkollën e Harvardit për shëndet publik ka treguar lidhjen e qartë në mes konsumimit të pijeve të gazuara dhe kilogramëve të tepërt. Pijet e gazuara janë meritore për 7 për qind të të gjitha kalorive që i fusim në organizëm çdo ditë, çka është më shumë se çdo ushqim tjetër i vetëm. Ato pije janë të stërmbushura me të ashtuquajtura “kalori boshe”, për ç’arsye ka mundësi të konsumohen sasi të kalorive të tilla në trup dhe ende të ndiheni të uritur. Vetëm një kanoçe me pije të gazuar në ditë sjell deri shtatë kilogram më shumë gjatë një viti.
Pijet e gazuara dhe sëmundjet kronike
Pijet me gaz janë të stërmbushura me sheqer të lirë në formë të shurupit të misrit. Vetëm një kanoçe përmban mesatarisht 12 lugë sheqer, çka është dyfish më shumë se sasia e rekomanduar e dozës totale në ditë për personat e rritur (ndërsa katër herë më shumë për fëmijët). Për këtë arsye është mjaft shqetësuese që adoleshenti mesatar gjatë ditës konsumon madje 34 lugë sheqer, kryesisht përmes pijeve me gaz.
Pasi që pimë një pije të tillë, niveli i sheqerit në gjak papritmas rritet, çka me kohë pothuajse pashmangshëm çon deri te paraqitja e diabetit të tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe gjithnjë e më shumë ka dëshmi që shtohen shanset edhe për sëmundje të ndryshme të tumoreve.
Pijet e gazuara dhe shëndeti i eshtrave
Pavarësisht që kjo kryesisht nuk i brengos të rinjtë, është treguar që konsumimi i rritur i pijeve me gaz në të njëjtën kohë nënkupton reduktimin e konsumit të qumështit dhe produkteve të tij. Qumështi përmban kalcium dhe proteina të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shëndetin e eshtrave. Coca-Cola dhe pijet e ngjashme me gaz përmbajnë fosfate, mineralet të cilat mund të prishin vëllimin eshtëror nëse konsumohet më shumë se kalciumi. Shumë pak qumësht në moshë të re është faktor i fuqishëm i rrezikut për osteoporozë në vitet e mëvonshme.
Pijet e gazuara dhe kariesi
Duke iu falënderuar gjithë vëmendjes që sot i kushtohet lidhjes në mes pijeve të gazuara dhe trashësisë rrallë flitet për ndikimin e tyre në dhëmbët tanë. Përveç sheqerit, acidet në pijet e gazuara në mënyrë agresive shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve tanë.
Dhe derisa shumë ekspertë ende pohojnë se si një kanoçe me pije të gazuar kohë pas kohe nuk do ta dëmtojë askënd seriozisht, mënyra gjithnjë më e shpejtë e jetesës dhe shprehitë e këqija të ushqyerjes gjithsesi bëjnë thirrje për një brengosje më të madhe.

Permbajtja e larte e sheqerit ngadalson funksionin e truruit
Pijet dhe ëmbëlsirat që përmbajnë sasi të lartë të ëmbëltuesve, ngadalësojnë punën e trurin, pengojnë kujtesën dhe të mësuarit.Ndërsa studimet e mëparshme kanë treguar se si fruktoza dëmton trupin duke shkaktuar diabet, obezitet, ky studim është i pari që tregon se si ëmbëlsirat ndikojnë në tru.
Këtu nuk bëhet fjalë për fruktozën natyrale që përmbajnë frutat, i cili përmban antioksidantë të rëndësishëm, por bëhet fjalë për ëmbëltues, shurup misri që përmbajnë sasi të lartë fruktoze që iu shtohen produkteve ushqimore apo ëmbëlsirave si ëmbëltues.
Por, lajmi i mirë është se të ngrënit peshk si salmon apo arra, mund të luftojë këtë shkatërrim.